1 Maji shënon heqjen e të gjitha masave të ndërmarra gjatë pandemisë për hyrje daljet nga territori Shqipërisë duke mos u kërkuar më çertifikata e vaksinimit, testi apo mbajtja e masës.
Në pikën kufitare të Kapshticës me heqjen e këtyre masave kalimi për në tokën Shqiptare është përshpejtuar duke iu kthyer normalitetit të plotë.
Edhe për të udhëtuar në drejtim të Greqisë nga autoritetet nuk kërkohet më dokumentacioni që vërteton se udhëtarët janë të vaksinuar apo që nuk janë të infektuar me covid.