Aktori Mirush Kabashi në Thumanë, i harron emrin kryebashkiakut të Krujës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Thumanë aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e çelësave të 150 banesave të ndërtuara pas shembjes nga tërmeti.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Aktori i njohur ndërsa mori fjalën falënderuese për pjesëmarrësit, nuk i kurseu notat e humorit, pasi nuk po kujtonte emrin e kryebashkiakut të Krujës.

Kabashi: Mirëmbrëma zoti Edi Rama kryeministër i vendit…Kryetarit të bashkisë së…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin…Turi…Të kërkoj ndjesë .

Nuk është e rëndësishme mos ta mbaj mend emrin unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

Share This Article