• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Mësimet që nxorëm nga varrimi i Madeleine Albright-Nga Jennifer Rubin

Mësimet që nxorëm nga varrimi i Madeleine Albright-Nga Jennifer Rubin

by albnews
3 May, 2022
in Bota, Opinion
0
2
VIEWS

arrimi i Madeleine Albright të mërkurën e kaluar, ishte një moment për të kuptuar jo veç Sekretaren e parë amerikane të Shtetit, por edhe një brez të tërë shërbyesish publikë. Kjo përfshin një numër amerikanësh të nderuar që kanë vdekur vitet e fundit – Senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, Presidentin George H. W. Bush, Ruth Bader Ginsburgun dhe Colin Powellin, Sekretarin e parë afrikano-amerikan të Shtetit.

Ne duhet të jemi mirënjohës, nëse jo të magjepsur për këto jetë të shuara e të jetuara siç duhej, dhe për vendosmërinë e këtyre individëve që ta vinin vendin mbi interesin personal apo partiak. Por ata po ashtu, fatkeqësisht, na përkujtojnë neve se cilësia e përgjithshme e liderëve (veçanërisht senatorëve) ka degjeneruar në mënyrë dramatike.

Është e pamundur që të imagjinojmë nderime mbi-partiake në të ardhmen për Republikanët që po harxhojnë kohën tash duke u shfaqur nëpër media të së djathtës e duke e cilësuar ish presidentin e mposhtur Donald Trump si gjeni stabil. Dhe, është e vështirë t’i marrim anëtarët e Kabinetit presidencial që i mbanin ison një presidenti të tërbuar si patriotë të mëdhenj nga qindra vetë në Katedralen Kombëtare të Washingtonit.

Kjo duhet t’i bëjë politikanët e së tashmes – që mendojnë se arritjet më të mëdha të tyre do të jenë rizgjedhjet në pozitat që kanë – që të mendojnë për trashëgiminë që do të lënë pas. Duhet të shqyrtojnë disa atribute të përbashkëta të atyre njerëzve që së mbrami i kemi nderuar.

E para, të gjithë këta njerëz ishin njerëz të mirë që i respektonin rregullat e mirësjelljes. Bushi u bë i famshëm për letrat e tij të falenderimit. Albrighti, që vdiq më 23 mars, ishte një nënë shumë e dashur që i thirrte fëmijët e saj përditë. Ata mbanin një formalitet të atillë që e reflektonte respektin e thellë për institucionet publike. Nuk i njollosnin kundërshtarët e as nuk përfshiheshin në beteja banale e as nuk kontestonin patriotizmin e të tjerëve. Ata refuzuan t’i bashkoheshin trendit të politikanëve që mësynin shkatërrimin e armiqëve politikë, gjë e cila nisi në periudhën e Newt Gingrichit.

E dyta, ata e zgjatuan veten te të tjerët. Ata ishin të sjellshëm me stafin dhe silleshin me humor të mirë me anëtarët e të dyja partive. Ishin pra njerëz seriozë por që s’e merrnin veten tepër seriozisht. Jetonin hareshëm. Përshkrimi që Hillary Clinton i bëri Albrightit ishte pika përthekuese e ceremonisë së varrimit: “Ajo ishte e papërmbajtshme, qesharake, shumë me stil, dhe gjithnjë e gatshme për një të qeshur më shumë. Ajo i sillte të njëjtën energji miqësive të saj si edhe diplomacisë së saj,”  kujtonte Hillary. “Po, është e vërtetë. Ajo i mësoi ministrit të jashtëm të Botswanës ‘Makarenën’ në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe u largua herët nga një ngjarje zyrtare për të kërcyer tango në Buenos Aires.”

E treta, ata besuan që Amerika ishte forcë për të mirën në botë dhe një vend që i mbante premtimet. Ata ishin luftëtarë për demokracinë, lirinë, të drejtat e njeriut dhe për një rend botëror të bazuar te rregullat. Trashëgimia e tyre ishte se populli mund të jetonte në paqë dhe liri për shkak të lidershipit të tyre. Siç tha presidenti Bill Clinton për Albrightin:

 “Prej ditës kur hyri në OKB e deri në ditën që u largua, ajo provoi të anonte kah njerëzit që ishin shtypur dhe lënë menjanë. Dhe pavarësisht krejt mangësive të saj, të cilat të gjithë ia njohim, jam shumë mirënjohës që ka pasur paqe në Bosnje për më shumë se 26 vjet. E shohim trashëgiminë e saj të nderuar nga zv. Presidenti i Kolumbisë, demokracinë më të vjetër të Amerikës së Jugut te e cila besonte ajo, ku një e treta e territorit kontrollohej nga narko-trafikantët. Sot, ne e shohim në Ukrainë tragjedinë që Madeleine e dinte se do të ndodhte; se avancimi i lirisë nuk është as i paevitueshëm e as permanent, dhe që në politikë, ku joshja për pushtetin është e fortë dhe tundimi për të abuzuar nganjëherë i parezistueshëm, nuk ka fitore apo humbje permanente.”

E fundit, ata respektuan inteligjencën dhe mirësinë e popullit amerikan, duke zgjedhur të kalonin kohën e tyre duke edukuar studentë dhe krejt publikun. Ata dhanë mësim. Jo vetëm që lexuan, por edhe shkruan. Në rastin e Albrightit, ajo i shkroi shtatë libra bestseller-ë.

Albrighti, si të tjerët, ishte një shërbyese publike shembull dhe një pioniere për gratë. Siç thirri Hillary Clintoni, “Ajo jo veç që ndihmoi gratë e tjera. Ajo e kaloi krejt jetën duke këshilluar, frymëzuar dhe ngritur shumë prej nesh që jemi këtu sot,”

Jo secili në jetën publike ka shkathtësinë dhe karakterin e këtyre figurave, por, natyrisht, zyrtarët e sotëm publikë mund të bëjnë punë më të mirë. Këta të fundit e dinë hapësirën e pamatë mes shtatit të tyre dhe të këtyre amerikanëve të mëdhenj. Do të donin të bënin punë më të mirë, a po? Sikur vetëm të aspironin që të ishin diçka më shumë se bezdisës dhe artistë në sharje, vendi dhe bota do të ishte shumë më paqësore, më e edukuar dhe më e mirë. Le të shpresojmë që disa prej pjesëmarrësve apo atyre që shikuan funeralin ranë në po këtë konkluzion.

Previous Post

Liria e shtypit, “Gazetarët pa kufij”: Shqipëria rrëshqet poshtë me 20 vende

Next Post

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë, megjithatë mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!
Opinion

Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!

6 July, 2025
Next Post
Përmirësohet liria e mediave në Kosovë, megjithatë mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë, megjithatë mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025
Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

6 July, 2025
Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM