Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Gerti Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Harxhi thekson se PD po tkuret çdo ditë nga vizioni i kryetarit të marrëveshjeve okulte, ndërsa shton se “partia më e madhe opozitës do ringrihet vetëm nga një lidership i ri”.
“Largimi i Gerti Bogdanit nga detyra e rëndësishme për politikë të jashtme në PD, tregon se PD po tkurret çdo ditë e më shumë dhe vizioni i Kryetarit të marrëveshjeve okulte është ai i kthimit të PD në OJQ. PD do ringrihet dhe vetëm një lidership i ri e shkul qeverinë me themel”, shprehet Harxhi./ATSH/