DASH: SHBA negocion me Bullgarinë për ta zgjidhur kontestit me Maqedoninë e Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“SHBA në baza dypalëshe bisedojnë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur kontestin në mes tyre, pasi është koha që Shkupi dhe Tirana t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”.

Kështu theksojnë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sekretari shtetëror Anthony Blinken dhe ministri për Punë të Jashtme i Francës, Jean-Iv Le Drien, në bisedë telefonike javën e kaluar bënë thirrje për përshpejtim të procesit.

I pyetur nga AIM për të zbuluar detaje dhe afate në lidhje me këtë, zëdhënësi Ned Price dje tha se vazhdon inkurajimi sikur i Bullgaris, po ashtu edhe Maqedonisë së Veriut, për t’i zgjidhur çështjet dypalëshe.

“Nuk do të zbulojë detaje rreth negociatave”, tha Price.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

“Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”, tha ai.

Ai shtoi se vendimi i BE-së nga marsi 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë konsiderohet një hap pozitiv.

“Të dy vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit”, tha Price.

Ai shtoi se “Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe”.

Share This Article