Pamjet/ Mori vëmendjen e të gjithëve, mësoni arsyen e futjes në fushë të tifozit me flamurin shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit.

Një person me flamurin shqiptar hyri në fushë në minutën e parë të 15 minuta shtesë.

Arsyeja pse tifozi me flamurin shqiptar hyri në fushë ishte Benzema, të cilin shkoi ta përqafonte.

Tifozi shqiptar mbante veshur edhe një bluze teksa mbrapa ishte shkruar emri i Benzemasë, duke lënë të kuptohej se ishte një fans special i bomberit francez, teksa mori të gjithë vëmendjen në këtë mbrëmje të magjishme.

Tifozi me flamurin shqiptar shkoi ta përqafonte Benzemanë, teksa më pas u nxori jashtë nga forcat e sigurisë. Ky përqafim i tij, duket se i ka sjellë fat sulmuesit të Realit, që 3 minuta më pas shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Share This Article