“Piloti i pakualifikuar”, avioni me 300 pasagjerë kthehet në Londër pasi kishte fluturuar për 40 minuta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.

Avioni, një Airbus A330, ishte nisur nga Heathrow dhe kishte si destinacion Nju Jorkun. Teksa ishte mbi Irlandë, kapiteni u njoftua se ndihmës piloti nuk kishte kryer testin e tij të fundit të fluturimit para se të pajisej me lejen e fluturimit të kësaj kategorie.

Ai vendosi të kthehej menjëherë në Londër, nga ishte nisur. Pasagjerët pritën në aeroport derisa u zëvendësua piloti. Avioni mbërriti në SHBA 3 orë me vonesë nga orari i parashikuar.

Share This Article