Dy shqiptarë zgjidhen Këshilltarë të Bashkisë në Waltham Forest, Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shqiptarë, Kastriot Berberi dhe Marsela Berberi janë zgjedhur këshilltarë bashkiakë në zgjedhjet e djeshme lokale në Londër.

Të dy shqiptarët janë pjesë e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Londrës të Waltham Forest.

Mesazhi i Kastriot Berberit në Facebook:
Populli Britanik votoi në zgjedhjet lokale në 5 Maj 2022.

Me vota të drejtpërdrejta të popullit Britanik, Councillor Kastriot Berberi fitoi zgjedhjet lokale, dhe zgjidhet për herë të tretë radhazi si Anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Londrës të Waltham Forest.

Me vota të drejtepërdrejta të popullit Britanik, Councillor Marsela Berberi fitoi zgjedhjet lokale, dhe zgjidhet për herë të parë si Anëtare e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Londrës të Waltham Forest.

Krenarë qe jemi britanik.
Krenarë qe jemi shqiptarë.
Krenarë për institucionet dhe shoqerinë demokratike britanike.
Krenarë për prindërit tanë që na rritën dhe edukuan.
Krenarë për Partinë Labouriste.
Foto: Momenti i shpalljes së fituesve, Londër, 6 Maj 2022, ora rreth 2am.

Share This Article