Hakerët rusë kanë kërcënuar se do t’i ndalin respiratorët e spitaleve britanike pasi që një anëtar i dyshuar nga grupi i krimeve kibernetike u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.
Një përkrahës i Putin me bazë në Londër u kap pas një bastisje të policisë të hënën, pas një sulmi të nivelit të lartë në ueb-faqet qeveritare në Rumani.
Shokët e tij të supozuar nga grupi rus ogurzi, Killnet, mbrëmë kërcënuan se do t’i çaktivizojnë ventilatorët jetë-shpëtues në tërë Britanëne Madhe nëse ai nuk lirohet.
I dyshuari më parë kishte shfaqur mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës në postimet e tij në Facebook të zbukuruara me flamujt rusë dhe shkronjën “Z”, simboli i pushtimit i ngjitur në tanket ruse.
Policët dhe oficerët nga Agjensia për Krime Kombëtare të ardhur nga Rumania shkuan në një adresë në Londër për të kryer bastisjen.
Mbështetësi i Putinit u arrestua nën dyshimin se ka ndihmuar në sulmet e Killnet të cilat u kryen më herët gjatë kësaj jave ndaj qeverisë dhe mediave rumune në shenjë ndëshkimi për përkrahjen e Ukrainës në luftë.
Killnet mori përgjegjësinë për hakimet, sulme të cilat bllokuan ueb-faqen e qeverisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Paralajmërimi që u postua në Telegram, kishte tone kërcënuese: “Nëse ai nuk lirohet brenda 48 orëve, unë do ta shkatërroj Rumaninë tuaj, Mbretërinë e Bashkuar dhe Moldavinë”.
“Unë do ta shkatërroj të gjithë strukturën informtative dhe madje edhe Ministrinë tuaj të Shëndetësisë”.
Analistët kanë frikë se sulmet kibernetike me kërcënime për jetë nga terroristët rusë të teknologjisë mund ta nxisin Luftën e Tretë Botërore.
Mijëra respiratorë në spitalet përgjatë Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë të mbesin vendimtar në betejën për t’i mbajtur në jetë pacientët e infektuar me Covid-19.
Nëse dëshmohen lidhjet e Killnet me shtetin rus, sulmet kundër Rumanisë dhe çdo lloj veprimi kundër Mbretërisë së Bashkuar mundet që teknikisht ta nxisë një përgjigje ushtarake të NATO-s.
Ekspertët e krimeve kibernetike nga qeveria britanike e pranojnë se sistemet spitalore janë të rrezikuar nga sulme të tilla, por insistojnë se ata janë vigjilentë.