Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh teksa kalonin në vijat e bardha.
Si pasojë e aksidentit një makinë nga dalë nga rruga dhe ka hipur mbi trotuar, në një zonë ku ka lokale dhe që frekuentohet nga shumë njerëz.
Në aksidentit e ndodhur në “Rrugën e Kavajës” mësohet se makina ka përplasur 3 persona, dy prindërit dhe një fëmijë të vogël, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.