Miku i Putin flet për vendet e NATO-s/ ‘Nëse duam ju shkatërrojmë për 30 minuta!’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i agjencisë hapësinore të Kremlinit, i cili është dhe një nga miqtë më të afërt të presidentit Vladimir Putin pretendon se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO-s në gjysmë ore nëse do të kishte luftë bërthamore.

Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Kremlinit, gjithashtu pranoi se qëllimi i Putin është të mposhtë Perëndimin dhe të fshijë Ukrainën nga harta.

58-vjeçari tha se në një luftë bërthamore, vendet e NATO-s mund të shkatërrohen nga ne brenda gjysmë ore. Por ne nuk duhet ta lejojmë atë, sepse pasojat e shkëmbimit të sulmeve bërthamore do të ndikojnë në gjendjen e Tokës sonë.

Ai la të kuptohej se Putini do ta vendoste Rusinë në një bazë lufte mes spekulimeve se një mobilizim masiv është në plan për të forcuar përpjekjet e tij luftarake

Share This Article