• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Banka më e madhe britanike e ngecur mes zjarrit SHBA-Kinë

Banka më e madhe britanike e ngecur mes zjarrit SHBA-Kinë

by albnews
10 May, 2022
in Bota, UK
0
1
VIEWS

Për shumë vite, HSBC Holdings Plc dhe Ping An Insurance Group Co. kishin marrëdhënie të mira, që nga kthesat që morën për të mbështetur financiarisht njëri-tjetrin deri te raporti i lehtë midis kryetarëve të tyre me ndikim të madh. 

Kjo ishte arsyeja pse rangjet më të lartë të bankës britanike prej 3 trilion dollarësh u tronditën kur mësuan se aksioneri më i madh i firmës po punonte për ndarjen më dramatike në historinë bankare. 

Ping An, i udhëhequr nga Peter Ma, po i kërkon kryetarit të HSBC Mark Tucker të marrë në konsideratë opsionet që përfshijnë ndarjen e firmës dhe listimin e operacioneve të saj aziatike më vete në bursë. Në një qarkore private të kohëve të fundit, gjiganti financiar kinez numëroi një sërë dështimesh të perceptuara në menaxhim në HSBC, nga fitimet nën pritshmëri deri te kostot e larta. 

Kjo është një kthesë e fortë nga ana e një aksioneri mbështetës prej një kohe të gjatë, duke nxitur pyetjet nëse është nxitur nga vlerësimi i përkeqësuar i bankës, rënia dramatike e aksioneve të Ping Anit ose detyruar nga Pekini. Dhe e panjohura më e madhe: si do të funksiononte përkulja e HSBC përballë tensioneve gjeopolitike në rritje? 

“Ping An e kupton mënyrën se si po fryjnë erërat rregullatore”, tha Isaac Stone Fish, themeluesi i Strategy Risks, e specializuar në marrëdhëniet e korporatave me Kinën. “Kompanitë gjithnjë e më shumë duhet të zgjedhin midis SHBA dhe Kinës, dhe mund të shohim edhe korporata të tjera që do të marrin në konsideratë ndarjen si një mënyrë për të zgjedhur mes dy fuqive”.

Çfarë do të thotë një ndarje e HSBC?
Implikimet mund të jenë të mëdha. HSBC e ka qendrën në Londër, por operon në 64 vende dhe rajone, përfshirë Hong Kongun, Singaporin, Indinë dhe Malajzinë. Azia, ku janë rreth gjysma e 220 mijë punonjësve të saj, kontribuoi me rreth 65% të fitimit të raportuar të grupit, para taksave, më 2021. Çdo ndarje do të kushtonte miliarda dollarë, me analistët në Barclays Plc që vlerësojnë në një shënim kërkimor se ndryshimet mund të ulin 3% deri në 8% nga vlera e tregut të grupit. Do të ishte gjithashtu një goditje në trup për Londrën dhe një sy i nxirë për modelin global të bankave. 

Shumica e analistëve, drejtues aktualë dhe ish-drejtues të HSBC thonë se shanset për një ndarje mbeten të largëta për momentin. Ndarja e një prej grupeve më të mëdha financiare në botë do të ishte jashtëzakonisht e vështirë, me analistët në Barclays që e konsiderojnë “të ndërlikuar dhe të kushtueshme”. 

Rritja e përqendrimit në Azi mundet edhe të mos ndihmojë aspak. Ekziston rreziku që rritja e rasteve të Covidit të godasin ekonominë e Kinës, ndërkohë që “edhe sektori në vështirësi i pasurive të patundshme në vendit përbën një pengesë e vazhdueshme për bankën, për të cilën njësia e veçantë e fokusuar në Azi do të ishte veçanërisht e ndjeshme”, thotë Susannah Streeter, analiste e lartë e investimeve dhe e tregjeve në Hargreaves Lansdown. 

Edhe një rival i vjetër i HSBC thotë se ndarja e bankës nuk do të ishte ide e mirë. “Është shumë e rëndësishme që institucionet e mëdha financiare si HSBC dhe Citigroup të qëndrojnë, sepse ato janë thelbësore për korridoret e tregtisë globale”, thotë Mervyn Davies, ish-kryetar i Standard Chartered Plc, huadhënës i fokusuar në tregjet në zhvillim. “Nëse përfundojmë me bankat rajonale, do të jetë problem”.

Por ndërsa propozimi i Ping An mund të rezultojë thjesht një ëndërr, marrëdhënia midis dy firmave ka ndryshuar.

A i merr Ping An vendimet?
Më përpara, mendimet e Ping An rrallë dilnin nga salla e mbledhjeve. Natyra tashmë publike e këtij debati – i cili u shfaq për herë të parë në një raport të Bloomberg News – sugjeron se ai është acaruar. Një ish-ekzekutiv i lartë i HSBC, i cili kërkoi të mos identifikohej, e përshkruan situatën si një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e kohëve të fundit të huadhënësit. 

Pasi Ping An ndjeu se mesazhi i dhënë nuk po përcillej, vendosi për një qasje më agresive, sipas personave familjarë me bisedimet. Kjo i verbëroi drejtuesit e lartë të HSBC, sipas një burimi, i cili tha se ndërsa HSBC dhe Ping An kishin dialog të shpeshtë, ideja e ndarjes së njësisë aziatike nuk ishte ngritur kurrë zyrtarisht. Që kur u publikua lajmi, nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar midis dy palëve, tha personi. 

“HSBC ka një program të rregullt angazhimi me të gjithë investitorët tanë dhe është e përkushtuar për të maksimizuar vlerën për të gjithë aksionerët tanë”, tha banka në një deklaratë. “Ne besojmë se kemi strategjinë e duhur dhe jemi të fokusuar në zbatimin e saj”. 

Një përfaqësues i Ping An nuk pranoi të bënte komente.

Pavarësisht mungesës së bisedimeve, siguruesi ka shumë peshë për të hedhur lart e poshtë. Ping An, i cili u themelua si një ent shtetëror më 1988, tani është një gjigant financiar me spektër të plotë, pothuajse i barabartë në madhësi me mentorin e tij të vjetër. Aksionet e saj më shumë se 8% e bëjnë atë aksionerin më të madh të HSBC. 

Dikur e reklamuar si “Banka Lokale e Botës”, ideja e tërheqjes së HSBC nga një biznes global në modelin e preferuar të Ping An prej huadhënësi rajonal aziatik, ka të ngjarë të jetë e vështirë të gëlltitet për një bankë që ka mbrojtur prej kohësh përfitimet e rrjetit të saj mbarëbotëror. 

Po kështu edhe ndryshimi i rolit. HSBC bleu pjesën e saj fillestare prej 10% të aksioneve në Ping An më 2002 si pjesë e një marrëveshjeje që përfshinte sigurimin e financave personale dhe ekspertizës së sigurimit për firmën kineze. Dy vjet më pas, themeluesi Ma lëvdoi “respektin e HSBC për stilin e menaxhimit të Ping An, qëndrimin dhe kulturën korporative”. Në fund HSBC e shiti pjesën e aksioneve më 2012 pasi gjykoi se investimet në rritje të Ping An në sektorin bankar paraqisnin një konflikt të mundshëm, sipas një personi të njohur me këtë çështje. 

Në një prezantim të historisë së kompanisë Ping An më 2020, Tucker e përshkruan Ma si një partner biznesi dhe mik të ngushtë. Rritja e Ping An erdhi nga aftësia e tij për të imituar sisteme siguruesish si Prudential Plc dhe AIA Group Ltd., të dyja të drejtuara nga Tucker. Sot Ping An shihet se ka eklipsuar shumë nga rivalët e tij, duke i bërë financuesit perëndimorë të shkojnë tek ai për të mësuar më shumë, thotë një person.

Çfarë e shkaktoi nisjen e debati për ndarjen e HSBC?
Emërimi i Tucker më 2017 ishte katalizatori që Ping An të ndërtonte aksionet në HSBC. Përveç dividendit të besueshëm të bankës, Ma ishte i bindur që Tucker mund të bënte të njëjtën magji në bankë si kishte bërë në kompanitë e sigurimeve. 

Në të kundërt, çmimi i aksioneve të bankës ka rënë rreth 30% që kur Tucker mori detyrën si kryetar. Më e rëndësishmja për një investitor të uritur për të ardhura, këto pagesa të dividendëve u ndalën papritmas gjatë pandemisë pasi Banka e Anglisë vendosi një ndalim de facto për pagesat. Ata u rikthyen vitin e kaluar, por në një nivel shumë më të ulët. 

Rezultatet e tremujorit të parë nuk ndihmuan pasi HSBC njoftoi një rënie të kapitalit të saj bazë që befasoi tregun. Shefi i financave Ewen Stevenson e përshkroi rënien si një “mospërputhje kohore të kapitalit” dhe tha se banka ishte në rrugën e duhur për të rritur aksionet e saj. 

“Nuk jemi të mbyllur për të dëgjuar pikëpamje alternative, por mendojmë vërtet se zbatimi i strategjisë do të japë shumë vlerë aksionerësh gjatë 12 deri në 18 muajt e ardhshëm”, tha ai. 

Njoftimi në fillim të 2020 për zhvendosjen e bankës në Azi kishte për qëllim të fashiste shqetësimet se banka ishte larguar nga rrënjët e saj si Korporata Bankare e Hong Kongut dhe Shangait. Si pjesë e këtij plani, kompania tha se do të zhvendoste drejtuesit e shumicës së divizioneve të saj kryesore nga Londra në Hong Kong, që do të thotë se menaxhimi i përditshëm i bankës u zhvendos në mënyrë efektive nga Evropa në Azi. 

Ping An nuk duket të jetë bindur nga rivendosja. Në veçanti, siguruesi nuk ishte i impresionuar me disa nga ata drejtues të katapultuar në Hong Kong, duke theksuar se do të kishte preferuar të shihte bankën të rriste e promovonte staf me përvojë të gjerë në rajon dhe jo perëndimorë me background në pjesë të tjera të botës. 

Punëdhënësi i vjetër i Tuckerit, Prudential, i dha siguruesit diçka si një libër lojërash. Nën presionin e aktivistit të vet, siguruesi ndau njësinë aziatike nga operacionet e tij në Britani më 2019, megjithëse i mbajti listimet në Londër.

Hong Kong, HSBC mes tensionit politik
Debati vjen mes ndryshimesh në vetë të ardhmen e Hong Kongut. Ish-kolonia britanike u përfshi nga protesta të mëdha antiqeveritare pas prezantimit të një ligji të sigurisë kombëtare të imponuar nga Pekini më 2020. Mbyllja dhe karantinat e rrepta gjatë pandemisë i bënë pothuajse të pamundura udhëtimet për biznes.  

Ping An i ka treguar HSBC-së se do ta shihte krijimin e një biznesi të pavarur aziatik me seli në Hong Kong si një nxitje të madhe për qytetin kinez në vështirësi. 

Ish-drejtues shohin dorën e Kinës në disa prej tyre. Ndërsa Ping An është një kompani private, Ma ka pasur marrëdhënie të mira me zyrtarë të lartë në Pekin dhe ata që kanë njohuri për funksionimin e brendshëm të dy kompanive mendojnë se nuk ka gjasa që ajo të nisë një fushatë kundër bankës pa marrë të paktën disa udhëzime.  

Sidoqoftë, HSBC ka përvojë në përcjelljen e investitorëve që kërkojnë ndryshim. Më 2007, firma aktiviste Knight Vinke Asset Management u përpoq pa sukses të shkëputej nga biznesi aziatik. Dhe vetë banka ka ekzaminuar zhvendosjen e selisë së saj në Hong Kong përpara se të vendoste se pengesat rregullatore ishin shumë të mëdha. 

Lidhjet e ngushta të Ping An me HSBC i japin këtij debati të fundit një ritëm shtesë – megjithëse Ma e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk kishte interes të ishte një partner i vogël. 

Kur vizitonte selinë e HSBC në Londër në vitet 2000, ai vriste mendjen nëse siguruesi mund të ndërtonte ndonjëherë një kullë të ngjashme ngjitur me të, sipas librit që detajon historinë e korporatës së Ping An. 

Por, me një ndryshim të rëndësishëm. Ndërtesa e Ping An do të ishte një kat më e lartë./ Bloomberg News, Përshtati Syri.net

Previous Post

Macron tenton të “joshë” Johnson, ja zgjidhja e ofruar që Britania të luajë sërish rol në politikat evropiane

Next Post

Një veturë u përplas në pjesën e përparme të shtëpisë së Boris Johnson në jug të Londrës

albnews

albnews

Related Posts

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?
UK

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
Një veturë u përplas në pjesën e përparme të shtëpisë së Boris Johnson në jug të Londrës

Një veturë u përplas në pjesën e përparme të shtëpisë së Boris Johnson në jug të Londrës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM