Biden zhvillon bisedime me Suedinë dhe Finlandën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden, iu tha udhëheqësve të Suedisë dhe Finlandës se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e dy vendeve nordike për të përcaktuar “të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”

Biden foli me kryeministren suedeze Magdalena Anderson dhe me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, derisa të tre liderët përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Finlanda konfirmoi dje se do të bënte një përpjekje për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut, një lëvizje e cila është kundërshtuar nga shteti anëtar, Turqia dhe u kritikua nga Rusia.

Që nga njoftimi, Rusia tha se do të ndalojë shitjen e energjisë elektrike në Finlandë. Suedia pritet të shpallë një kërkesë të ngjashme në ditët në vijim.

Share This Article