VFB Stuttgart ka arritur të bëjë mrekulli, pasi i ka shpëtuar rënies nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri amerikan Pellegrino Matarazzo ka mposhtur Kolnin në ndeshjen e fundit të kampionatit me rezultat 2-1.
Stuttgart ishte në epërsi nga pjesa e parë falë golit të austriakut Kaladzic 1-0, por Koln barazuan gjithçka me Modesten kur kaluan një orë lojë.
Hertha Berlin ishte duke humbur nga Borussia Dortmund 2-1 dhe një fitore e mundshme e Stuttgart do të bënte që ata t’i largoheshin pozitës së barazhit dhe të mbeteshin në Bundesliga edhe për një vit.
Ishte rivënie këndore për vendasit, ku të gjithë lojtarët përfshirë edhe portierin e Stuttgartit dolën në zonën e Kolnit.
Por më i vëmendshmi u tregua mbrojtësi japonez Wataru Endo që shënoi me kokë për të sjell një festë të paparë në Mercedes-Benz Arena.
Stuttgart fitoi dhe Hertha humbi në anën tjetër për të mbetur bardhekuqët në Bundesliga edhe për një edicion.
Pas përfundimit të ndeshjes festa ishte e jashtëzakonshme nga tifozët që pushtuan edhe fushën për të festuar suksesin e arritur. Mbijetesa u festua më shumë se një titull kampioni në Gjermani.