ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kuvendi fsheh deputetët që ngritën kartonat e kuq kundër rezolutës për Srebenicën

albnews by albnews
15 May, 2022
in Albania
0
Kuvendi fsheh deputetët që ngritën kartonat e kuq kundër rezolutës për Srebenicën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur panë Sali Berishën që e kaloi iPad-in në versionin “camera” dhe nisi t’i fotografojë me shpejtësi, disa i ngritën kartonat e kuq akoma më lart, kundër rezolutës për dënimin e genocidit në Srebrenicë. Pak të tjerë i hodhën me shpejtësi kartonat në tryezë.

Si për shembull, në fotot më lart, në njërin rast Olta Xhaçka, njësoj si ministrat e tjerë e ka ngritur kartonin e kuq kundër rezolutës që dënon genocidin serb në Srebrenicë.

RelatedPosts

FOTOLAJM/ Ja çfarë la pas shpërthimi në banesën e Mziut

“Nuk kam konflikt me askënd”, Xhelal Mziu flet pas shpërthimit me lëndë plasëse

Video/ Momenti kur dëgjohet shpërthimi i lëndës plasëse në murin e banesës së Mziut

Pak sekonda më vonë, e ka ulur kartonin.

Ndoshta e kuptoi menjëherë kurthin ku ra grupi parlamentar socialist. Më pas Berisha i quajti një kope që sapo kishin zbatuar urdhrat e Vuçiçit.

Pjesa më e madhe ama, bënin gallatë me gëzimin fëminor të Berishës. As e morën vesh se me ato foto, ai kërkonte ta kishte sa më të plotë dosjen e një votimi, që do t’ia nxinte faqen secilit deputet shqiptar, që do të kishte refuzuar të dënojë gjenocidin serb.

Pak minuta më parë, Berisha ua kishte shpjeguar se gjenocidi në Bosnje është universalisht i pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. U kishte shpjeguar edhe pse konsiderohej si një ndër masakrat më të rënda në Ballkan dhe se shqiptarët si një popull i masakruar ndër shekuj, duhej t’i bashkoheshin dhimbjes së boshnjakëve.

Por mes socialistëve bien në sy të qeshurat e një loje për inat të Berishës, siç duket në videon më poshtë:

https://rumble.com/embed/v12748v/?pub=112uld

Ishte pas seancës, që nisën reagimet e para negative. Deri kur Rama u detyrua të shpjegojë se vota kundër, nuk kishte të bënte me gjenocidin në vetvete, por me Berishën.

Kryeministri dha disa versione për të shpjeguar qëndrimin e Partisë Socialiste, për të mohuar ndonjë ndikim nga Beogradi në lidhje me këtë qëndrim të Partisë Socialiste. Por ndërkohë Berisha i kishte kompozuar fotot që bënin bashkë deputetët socialistë me trupat e pajetë në varret masive të Srebrenicës.

Edhe vetë deputetët duket se e kanë kuptuar më vonë peshën e votimit. Për t’ia hequr sadopak “njollën” e koordinimit me politikat e Serbisë u ka ardhur në ndihmë administrata e Kuvendit. Emrat e deputetëve që morën pjesë në votimin e 12 Majit nuk janë publikuar në faqen e internetit.

Në seksionin “Si kanë votuar deputetët” në faqen zyrtare të kuvendit, janë emrat dhe votat e të gjithë deputetëve në të gjitha votimet e tjera. Përveç votimit të parë, ku 51 prej tyre refuzuan futjen në kalendarin trejavor të rezolutës që dënon genocidin serb në Bosnje.

Fshehja e emrave të deputetëve socialistë nga faqja e kuvendit nuk përbën asnjë diferencë. Përgjegjësinë për votën e tyre e mori Edi Rama kur iu përgjigj Berishës për votimin në parlament. Megjithëse vetë, ai nuk mori pjesë në votim, duke qenë se ishtë në një takim me Vuçiçin në Bruksel./Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result