Kërcënime për bomba në 97 shkolla të Beogradit – mediat serbe japin detajet

albnews
By
1 Min Read

Sot në mëngjes, shumë shkolla të Beogradit morën njoftime për vendosjen e bombave.

Si pasojë, janë njoftuar shërbimet kompetente dhe janë vënë në kërkim ekipet e specializuara.

Siç kanë mësuar mediat serbe, raportime të tilla janë bërë nga disa shkolla të Beogradit dhe Zemunit.

Madje, siç pretendohet, alarme të mbërritën në gjithsej 97 shkolla.

Kështu, mësuesit u kanë thënë prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët – në disa për disa orë, ndërsa në të tjera fare gjatë ditës së sotme.

Për raportin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe vijon kërkimi i ekipeve të specializuara.

Në disa shkolla tashmë kanë përfunduar kontrollet dhe ka rezultuar se alarmet kanë qenë të rreme. /

Share This Article