Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Miloshoski, do të presë që kryetari i Komisionit parlamentar për çështje rregullore dhe të imunitetit të mbajë seancë për incidentin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili u filmua duke bërtitur dhe ofenduar në mënyrë vulgare punonjësit e Kuvendit. Në të kundërtën Milloshoski thotë se ai vetë do të iniciojë diskutim.
“Do të pres që kryetari i Komisionit, Panço Minov, të deklarohet, pasi e di se ka informacione për incidentin e Xhaferit, dhe më pas do të ndërmarr hapat e mëtejshëm”, tha Milloshoski.
Ai nëpërmjet Facebook-ut i ka bërë thirrje Minovit si kryetar që të thërrasë seancën e Komisionit përgjegjës për konstatimin e shkeljeve të rënda të Kodit të Etikës Parlamentare për deputetët, në këtë rast të kryer nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Milloshoski i bën thirrje Minovit që sa më parë të caktojë seancë publike, të ftojë deputetin Talat Xhaferi dhe të shqiptojë vërejtje publike. Sipas deputetit të opozitës, “ky do të ishte një hap drejt dorëheqjes së pritshme pas turpit në Kuvend”./