Policia në Arizona të Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një burrë britanik ka vdekur në Kanionin e Madh gjatë lëshimit me parashutë.
Zyra policore e rajonit Coconino e identifikoi viktimën me emrin Christopher Swales, 55 vjeç.
Partneri i parashutistit në këtë lëshim, i cili punonte në një qendër parashutistësh, i ka mbijetuar rrëzimit.
Policia tha se dy personat u përballën me vështirësi gjatë lëshimit në tokë në hapësirën e një aeroporti lokal.
“Këto vështirësi bënë që ata të bëjnë rënie të lirë nga një lartësi e panjohur dhe të përplasen në tokë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Shërbimet emergjente u lajmëruan për këtë rast rreth orës dhjetë të së martës sipas kohës lokale, ndërsa britaniku Swales u shpall i vdekur në spital.
Policia i ka nisur hetimet lidhur me këtë tragjedi, ndërsa zyra e jashtme britanike i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, shkruan “BBC”.