ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 10 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 10 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 10 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 13 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç kundër Dritan Abazoviçit

albnews by albnews
17 May, 2022
in Bota, Technologji
0
Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç kundër Dritan Abazoviçit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndryshe nga sa u paraqit në Serbi she Shqipëri, nga mediat e regjimeve të Ramës dhe Vuçiçit ideja se së shpejti Mali i Zi do ti bashkohet ballkanit të hapur duket se nuk është një punë e kryer.

Pasi kryeministri me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç u deklarua pak ditë më parë pro “Open Balkan”, këtë radhë ishte presidenti i kërij vendi. Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbështett me votat e saj qeverinë, i cili pretendon krejtësisht të kundërtën.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Gjukanoviç, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai ‘Ballkanin e Hapur’.

Deklarata e bërë në krah të kreut të një shteti i cili e ka kritikuar hapur nismën e Ramës dhe Vuçiçit, nuk është krejtësisht e pafajshme. “Disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit’, tha Gjukanoviç.

Milo Gjukanoviç dhe Steinmeier

Presidenti malazes ka dalë në mbështetje të zërave që e shohin ballkanin e hapur si një shantazh ndaj BE-së që nuk po i fut në gjitin e saj vendet e ballkanit perendimor. Ai ka thënë se vendeve tona nuk i duhet një gjë e tillë: “Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim.

Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së’, vijoi ai.

Gjukanoviç ka folur edhe në lidhje me idenë se Dritan Abazoviç mendon pro Open Ballkan: “‘Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale”.

Një javë më parë Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Abazoviç tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që merr pjesë përfaqëson vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”. Kryeministri Rama e pati përshëndetur këtë qëndrim duke deklaruar:

“Samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër (10 qershor), dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, pasi ai ka qenë optimist ndaj kësaj nisme”.

Por e vërteta është pak më ndryshe. Abazoviç drejton një qeveri pakice e cila mbështetet gjerësisht nga votat e social demokratëve të presidentit Milo Gjukanoviç. Për hir të së vërtetës ai ka deklaruar se vendi i tij mund të aderojë në “Open Balkan” vetëm nëse dy të tretat e qeverisë vendosim pro një teme si kjo apo si ajo e pronave të kishës ortodokse. Pra Abazoviç nuk e ka të mundur edhe po të dojë ta realizoje futjen e Podgoricës në nismën Rama-Vuçiç. Dhe sidomos pas deklaratave të presidentit Gjukanoiviç, pas takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, prtetendimet e mediave qeveritare ne Tiranë dhe Beograd për një aderim të ri në Open Balkan, duken më irealiste se kurrë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result