Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka botuar librin e tij të ri, që flet për luftën diplomatike dhe hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit dhe promovimin e këtij libri e mbajti në Tiranë.
Të martën, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka promovuar librin e tij “Përplasja e Madhe” në Tiranë, ku kanë marrë pjesë ish-presidentët e Shqipërisë dhe shumë politikanë të njohur, ministra, deputetë, profesorë e gazetarë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Hoxhaj tha se u nderua shumë nga prania e të gjithë të pranishmëve.
“Shumë i nderuar me pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve në promovimin e mbrëmshëm të librit “Përplasja e Madhe” në Tiranë. Ishte nder i veçantë të prezantoja librin para jush dhe falenderoj ish-presidentët e Shqipërisë – Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, miq të shumtë, ministra, deputetë, profesorë dhe gazetarë për prezencën e tyre, që më nderuan pa masë! Së shpejti shihemi në Prishtinë”, ka shkruar Enver Hoxhaj, derisa ka shpërndarë fotografitë e ngjarjes.