Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale në pronën e 46-vjeçarit.
Furgoni i tij i parkuar para lokalit është dëmtuar gjithashtu.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje,” thuhej në njoftimin e policisë.
Policia Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.