Një mjeke nga Kentucky, SHBA, akuzohet se dy herë kishte angazhuar vrasës me pagesë që ta vret ish-bashkëshortin, me të cilin ka një betejë të ashpër ligjore lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.
Dr. Steffany Russell, 52-vjeçe, pediatre nga Louiville, kishte tentuar të angazhojë një agjent të FBI-së me një mision të të fshehtë – t’ia vret bashkëshortin dhe për këtë ishte e gatshme të paguaj 7 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
Siç kanë bërë të ditur nga gjykata, Russell gjysmën e parave i kishte dhënë “avans”, e gjysmën “vrasësi” është dashur t’i merr pasi ta përfundojë punën.
Derisa po bëhej marrëveshja në ordinancë, paratë i kishte lënë një kuti në afërsi të zyrës, e kundër saj është ngritur padi për keqpërdorim të hapësirës komerciale duke bërë porosi të vrasjes – e nëse shpallet fajtore rrezikon të dënohet me 10 vite burg.
E siç raporton New York Post, kjo nuk është hera e parë që Russell tenton ta vret ish-bashkëshortin. Sipas dokumentacionit që ka në dispozicion gjykata, Russell dhe ish-bashkëshorti prej dy vitesh janë në një betejë ligjore për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre. E vendimi i gjykatës shkoi në favor të babait, pasi Përfaqësuesi ligjor i fëmijëve pretendoi në gjyq që Russell në maj të vitit 2018 kishte tentuar të angazhojë dikë që ta vret ish-bashkëshortin – që është një akuzë që është mohuar kategorikisht nga ajo dhe avokati i saj, duke i cilësuar si pretendime të “turpshme”.