Zbardhet grabitja e 480 mijë eurove/ Policia greke vë në pranga dy nga autorët e përfshirë

albnews
By
1 Min Read

Pas rreth dy vitesh e gjysmë të grabitjes së 480 mijë eurove në banesën e një biznesmeni grek, policia ka mundur të arrestojë dy prej anëtarëve të bandës.

Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tyre ndërsa dy grabitës të tjerë ende nuk janë identifikuar nga ana e autoriteteve fqinje.

5 anëtarët e bandës kriminale, në nëntor të 2019 hynë në banesën e biznesmenit grek dhe pasi e kishin lidhur me kravatë atë dhe dy punonjës të familjes, çmontuan dhe hoqën kasafortën e cila kishte 400 mijë euro para cash së bashku me paundë dhe bizhuteri.

Në total autorët asokohë grabitën 480 mijë euro.

Share This Article