Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi bën me dije se ushtarët ukrainas që u dorëzuan në metalurgjikun e Azovstalit në Mariupol do të dalin shumë shpejt përpara një trupi gjykues për t’u përballur me krimet e tyre.
Sipas mediave, mbi 2000 ushtarë ukrainas do të dalin përpara gjyqit që do të mbahet në qytetin port të Mariupolit.
Lideri separatist i rajonit të Donetsk, Denis Pushilin deklaroi se ka plane për organizmin e një gjykate ndërkombëtare, që do të gjykojë krimet e robërve të luftës nga Azovstali.
Është ende e paqarta se me çfarë akuzash do të përballen ushtarët ukrainas.