Tatimi i vlerës së shtuar për automjetet e importuara mund të ulet nga 18 në nën 5%, por vetëm për një periudhë të kufizuar.
Kjo u konfirmua nga qeveria sot pasi dje në “Magazina Ekonomike” e konfirmoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Para se të merret vendimi përfundimtar, nga Qeveria thonë se do të ketë debate publike me të gjithë palët e interesuara, në mënyrë që të përcaktohet se si masa do të ndikojë në arkën e shtetit. Jozyrtarisht mësojmë se shumica e anëtarëve të qeverisë janë për një ulje të përkohshme të TVSH-së, të makinave të përdorura dhe të reja, e jo për masën e subvencionit gjatë blerjes së një makine./Alsat/