Albania
Nisma e Sorrosit për Doganat e Hapura, a ka ngjashmëri me “Open Balkan”?
George Sorros në fillim të viteve 2000-ta kishte propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në nismën “Doganat e Hapura”.
Sorros me anë të një shkrimi në Project Syndicate, kishte theksuar se Bashkimi Evropian duhet të përdorë perspektivën e integrimit evropian si mënyrë për të promovuar integrimin rajonal.
“BE-ja mund të veprojë si një magnet për ta afruar rajonin duke e afruar rajonin në tërësi me Evropën. Kjo ide ka një tërheqje të madhe për njerëzit në rajon, por vetëm BE-ja mund ta realizojë atë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, liderët evropianë e bënë këtë qasje gur themel të vizionit të tyre për Ballkanin. I përfshirë në Paktin e Stabilitetit të nënshkruar në Samitin e Sarajevës në korrik 1999”, theksonte Sorros, përcjell Telegrafi.
Ai kishte thënë se BE-ja duhet të propozoj planin trepikësh për Ballkanin, i cili përfshinë një bashkim doganor, një Tatim mbi Vlerën e Shtuar rajonal dhe një mbështetje e përkohshme buxhetore.
“Një bashkim doganor me qasje preferenciale në tregjet e BE-së brenda një viti. Bashkimi doganor ekzistues BE-Turqi duhet të përdoret si model. Pasi të gjitha këto vende të arrijnë marrëveshje me BE-në, automatikisht do të ketë tregti të lirë në të gjithë Ballkanin. Kjo do të marrë pak kohë për t’u zbatuar. Por që në fillim, BE-ja duhet të japë një sinjal duke hapur në mënyrë të njëanshme kufirin e saj për importet nga rajoni. Kjo nuk mund të rrezikojë asnjë interes të BE-së pasi vendet në fjalë tani kanë shumë më pak se 1 për qind të tregut të BE-së”, thuhet në njërën nga pikat e propozuara.
Sorros për këtë nismë e kishte përmendur edhe Kosovën si vend pjesëmarrës.
“Zona e përfshirë në këtë plan do të kishte Bullgarinë, Kroacinë, Shqipërinë si dhe Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën. Pjesëmarrja e Rumanisë dhe Moldavisë është opsionale. Bullgaria dhe Kroacia mund të binden të marrin pjesë me kusht që të mos ndërhyjnë në kandidaturën e tyre për anëtarësim në BE. Në varësi të vendit, mund të ketë pak a shumë mbështetje buxhetore”, kishte thënë Sorros, përcjell Telegrafi.
A ka ngjashmëri me Open Balkanin?
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas mbajtjes së dy takimeve, njëra në Ohër më 11 nëntor 2019 dhe tjetra më 12 dhjetor 2019 në Durrës, këto vende deklaruan se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milionë banorësh deri në fund të vitit 2020. Në samitin e Ohrit, presidenti i Serbisë, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u pajtuan për krijimin e një zone ekonomike, e cila do të “përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve”.
Emri i mëparshëm i referohej si Mini-Shengen, një zonë e përbashkët udhëtimi që përfshin 26 vende evropiane, por jo vendet e lartpërmendura të Ballkanit.
Sipas përshkrimit, synimet e Open Balkan janë të ofrojë mundësi më të mëdha për tregti, shkëmbime studentore dhe të inkurajojë integrimin në BE në shtetet anëtare.
Më 29 korrik 2021, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev morën pjesë në forumin për bashkëpunim ekonomik rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, qasjen në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtje nga fatkeqësitë. Është pajtuar për pranimin e ndërsjellë të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë të gjitha forcat e punës më fleksibile dhe të disponueshme dhe duke tërhequr kështu më shumë investime.
Në këtë nismë, deri më tani nuk është e përfshirë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Sports3 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania20 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania20 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania21 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
