Një këshilltar i presidentit turk, Reccep Tajip Erdogan tha se ekspertja e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, do të dëgjojë regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që ka filluar për këtë rast.
Raportuesja e posaçme e OKB-së, Agnes Callamard dhe ekipi i saj i ekspertëve u me këshilltarin e presidentit, Yasin Aktay, një mik i gazetarit të vrarë Khashoggi.
Aktay iu tha gazetarëve se ekipi do të ketë qasje në audio incizimet.
Khashoggi, një kolumnist i “Washington Post”, ishte kritik ndaj Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.