ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 6 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 6 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 6 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 6 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy kartëmonedha të lekut me dizajn të ri nga 30 shtatori hidhen në treg

albnews by albnews
13 September, 2019
in Albania
0
Dy kartëmonedha të lekut me dizajn të ri nga 30 shtatori hidhen në treg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga 30 shtatori i këtij viti dy kartëmonedha të reja të lekut do të hidhen në qarkullim. Bëhet fjalë për kartëmonedhën 200 dhe atë 5000 lekëshe. Dizajni i ri, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko vjen i rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuar, duke i dhënë lekut shqiptar pamjen e një kartëmonedhe moderne.

Ndonëse këto dy kartëmonedha të reja do hidhen në qarkullim sërish të vjetrat do të mbeten për t’u hequr nga tregu gradualisht. Ndërsa vit pas viti do të hidhen në qarkullim prerje të tjera. Vitin e ardhshëm do të jetë në qarkullim një kartëmonedhë e re 10 mijë lekëshe. Kjo valutë do të mbajë figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar.

Seria aktuale e kartëmonedhave shqiptare, e krijuar përpara më shumë se 20 vitesh, ka si tematikë pasqyrimin e epokave historike nëpër të cilat ka kaluar historia e kombit shqiptar, nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve më përfaqësuese të tyre.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Kjo tematikë, e mishëruar në secilën kartëmonedhë përmes portreteve të disa prej figurave më të ndritura kombëtare, evokon momentet më të rëndësishme të historisë së kombit tonë, në përpjekjet e tij për liri dhe prosperitet. Ajo përmban të gjitha etapat historike, duke filluar nga antikiteti, mesjeta, rilindja kombëtare, pavarësia e vendit, dhe do të përmbyllet me simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit të flamurit në prerjen më të re, atë me vlerë nominale më të lartë, 10,000 lekë, duke i përzgjedhur këto simbole si përfaqësuese dhe përbashkuese për çdo shqiptar.

Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 lekë. Ndërkohë që dy prerjet e para të kësaj serie, ajo 200 Lekë dhe 5000 Lekë – emetime të vitit 2017, janë gati për t’u hedhur në qarkullim më 30 shtator 2019, kartëmonedhat e tjera të serisë do të hidhen në qarkullim në mënyrë graduale gjatë 3-4 viteve të ardhshme dhe do të kenë vlerë ligjore krahas prerjeve ekzistuese.

Nga 30 shtatori 2019, kartëmonedhat e serisë së re 200 lekë dhe 5000 lekë do të kenë kurs ligjor në Republikën e Shqipërisë dhe do të përdoren si mjet pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese/BW.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result