Zyrtare: Antonio Rudiger, lojtar i ri i Real Madridit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger, i cili vjen si lojtar i lirë.

Rudiger ka shkëlqyer në vitet e fundit me Chelseat duke fituar disa trofe, ku më i rëndësishmi padyshim ishte ai i Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, gjermani mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe vendosi të largohet përfundimisht nga Stamford Bridge për një sfidë të re.

Nuk ka shkuar shumë dhe Rudiger ka pranuar ofertën e Real Madridit, me klubin mbretëror që ka konfirmuar gjermanin si lojtar të tyre të ri.

“Real Madrid CF ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar Antonio Rudiger, i cili i bashkohet klubit në një marrëveshje katërvjeçare”.

“Rudiger do të prezantohet si lojtar i Real Madridit të hënën më 20 qershor në orën 12 pasdite në Real Madrid City”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Share This Article