Basha nuk shkoi për ngushëllim, familja e Nishanit refuzoi kurorën me lule

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

2 persona të rëndësishëm munguan në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani të zhvilluar këtë të enjte. I pari ishte kryeministri Edi Rama që siç dihet ndodhet në Nju Jork.

I dyti ishte ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që nuk dihet për çfarë arsyeje mungoi.

Basha ka dërguar në ceremoni një kurorë me lule me një person që nuk u njoh kush ishte.

Siç duket në videon më poshtë, ky person vendosi kurorën me lule dhe pasi përshëndeti familjarët u largua. Ajo që ra në sy ishte se menjëherë kurora e Bashës u hoq nga vendi ku ndodhej arkëmorti.

Share This Article