Policia ka publikuar pamjet e momentit kur palombarët arritën të gjenin armët me të cilat dyshohet të jetë grabitur banka e nivelit të dytë në Koplik.
“Gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik, Malësi të Madhe”, shkruan policia bashkëngjitur videos.
Policia e Shkodrës bëri të ditur këtë të diel se arriti të vërë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve vëllezër, të cilët dyshohen si autorë të grabitjes së bankës rreth 3 javë më parë.