Gjermania dhe Anglia janë vënë përballë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve në sfidën që zhvillohet në Allianz Arena.
Gjigantët e futbollit botëror kanë zhvilluar nga një ndeshje grupore, ku Die Mannschaft kanë luajtur baras (1-1 ndaj Italisë), ndërsa Tre luanët kanë humbur (1-0 nga Hungaria).
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Italisë dhe Hungarisë në Stadio Dino Manuzzi në Cesena.
Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Barella, Cristante, Pellegrini; Gnonto, Raspadori, Politano.
Formacioni startues i Hungarisë: Dibusz; Lang, Orban, At.Szalai; Nego, A.Nagy, Schafer, Z.Nagy; Sallai, Szoboslai, Ad.Szalai.