Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i bashkohet nismës “Open Ballkan”, pasi që sipas tij, tash është koha e duhur, ku janë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan.
Pacolli tha se me tre kryeministra shqiptarë në Ballkan, në “Open Ballkan” mund të merren vendime veç në favor të Kosovës, teksa shtoi se dëshiron që Kosovën ta shoh në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga ShBA-të.
“Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vlerësoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës”.
“Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane”, është shprehur Pacolli.
Tutje ai tha se Kosovës më së paku i duhet izolimi, ku përmendi se sipas tij, Forumi i Bledit dhe Procesi i Berlinit nuk shkuan në favor të Kosovës.
Kujtojmë se vëzhgues të nismës “Open Ballkan” janë bërë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina, ndërsa në këtë nismë nga shtetet ballkanike nuk është duke marrë pjesë veç Kosova.