ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’ 11 hours ago
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani 12 hours ago
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest? 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore? 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Një fashizëm i butë nga Perëndimi

albnews by albnews
8 June, 2022
in Bota, Opinion
0
Një fashizëm i butë nga Perëndimi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bllokimi i hapësirës ajrore të Malit të Zi, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për kalimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, është vlerësuar nga SHBA. Zëdhënësi i DASH, Ned Price deklaroi gjatë një konference për shtyp se “SHBA i bën thirrje Serbisë të përqendrohet në synimin e vet për anëtarësim në BE përfshirë edhe harmonizimin e politikës së saj të jashtme me pjesën tjetër të Europës”. Ka diçka shumë arrogante kur i tregon një vendi se ku duhet të përqendrohet.

Nga ana tjetër, diplomacia perëndimore, që duket se është përfshirë nga ethet e protagonizmit në këto kohë ka një tjetër “kokë” në Europë. Kancelari Olaf Scholz pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor, konkretisht Serbinë, pasi ka deklaruar se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE është interes strategjik i Unionit.

RelatedPosts

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

“Paqe pa raketa”, Trump takon Zelenskyn. I pret shpresat për “Tomahawk”

Vala misterioze e të nxehtit ngroh Oqeanin Paqësor në një rekord të ri

Nuk mbaron këtu. Kori i integrimit pasurohet me të përhershmin e nismave tingëlluese, presidentin francez, Emmanuel Macron, që ka propozuar një tryezë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e tij, për të shtuar se “anëtarësimi Shkupit do të ndodhë në momentin e duhur”.

Fjalë, fjalë dhe fjalë pa mbarim nga një Perëndim që ka humbur busullën dhe po e ndan botën në pro dhe kundra tij.

Presioni ndaj Serbisë është një ndër shembujt e fundit të një lloj fashizmi të butë, fashizmit të bukës dhe mbijetesës, përderisa ai injoron sovranitetin e një vendi, në emër të një politike që shpall mbrojtjen e sovranitetit të një vendi tjetër, Ukrainës.

Beogradi mund të fajësohet për shumëçka, por jo për krizën në Ukrainë, ndërkohë që politika e tij e dualitetit Lindje-Perëndim, kushtëzohet nga historia, pozicioni dhe favorizon interesin. Por të kesh interesa të tuat në botën tonë është një mëkat që duhet paguar shtrenjtë e ku çmimi më i papërballueshëm është injorimi i narrativës tënde, i pikëpamjes tënde, që ndodh ironikisht përballë atyre që shpallen si kampionë të multikulturalizmit.

Vende të vogla si tonat, ku dominon levantinizmi dhe ku politika priret të udhëhiqet nga premisa praktike apo pragmatike, mund të bindeshin nëse oferta do të ishte reale, por me premtimet boshe të vendeve si Franca që drejtohet prej dikujt që do vetëm të duket dhe që nuk ka të regjistruar asnjë sukses në politikën e jashtme veç polemikave pa kuptim, gërryejnë edhe atë ide që nisi në vitin ’90.

Në fund të fundit Europa mund të ishte edhe një histori e re, apo faqe e re e historisë për Ballkanin, por jo me kompromisin “o me NE, o me ATA”, pasi megjithë problemet e mëdha, edhe në rajonin tonë strehohet një histori jo e vogël. Dhe është fatalitet historik për Europën që sa vjen e po e redukton ofertën e vet vetëm në ekonomi dhe procedurë, çka dëshmon për mungesë vizioni dhe nevojë imediate për mbrojtje në një kohë ekspansioni të fuqive të tjera që kanë histori të madhe shtetësie dhe narrativa të konsoliduara. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

18 October, 2025
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

18 October, 2025
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

18 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result