Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi u shpreh nga Shkodra se do të publikojë dosjen e Mark Babanit, kryetarit të bashkisë së Vau i Dejës të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
“Edhe Valdrin Pjetri fillimisht e mohoi por më pas u detyrua të pranonte ajo që garantoj është që PD në momentin që bën denoncim publik ka arritur të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton denoncimin që bën.
Nëse ai hesht siç ka heshtur gjatë orëve të pasdites unë do i përgjigjem me dokumentacionin përkatës në ditët në vijim. Nga e hena nëse Babani nuk do të flasë se çfarë i kujton data 4 prill 1994, ne do t’ia bejmë publike shqiptarëve këtë dhe dosjen e plotë që disponojmë për të”, tha Bardhi
Sa i takon vijimsisë së aksionit opozitar, Bardhi informoi që javën e ardhshme pritet të mblidhen strukturat e partisë.