Revista franceze L’Equipe raporton se incidenti me himnin e Shqipërisë në përballjen mes Francës dhe Shqipërisë në “Stade de France” një javë më parë, nuk është pritur mirë nga UEFA.
UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Francës, e cila mund të gjobitet me 100 mijë euro.
Franca e mposhti Shqipërisë të shtunën e kaluar, në stadiumin “Stade de France”, me rezultat 4:1. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit mbeti e turpëruar nga një incident që ndodhi para fillimit të ndeshjes.
Në vend të himnit kombëtar shqiptar, në Paris u intonua himni i Andorrës. Kjo shpiu në shtyrjen e ndeshjes për disa minuta, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të nisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi.