Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas mediave kosovare, babë e bir dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt. Dyshimet e para janë se babai ka vrarë me kallashnikov djalin e tij, për shkak të një problemi me pronësinë e një toke.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, kanë njoftuar autoritetet kosovare.