Tom Cruise e ka ndërprerë për herë të dytë lidhjen me aktoren Hayley Atwell nga “Mission: Impossible”.
Çifti që e filloi lidhjen në vitin 2020 pas takimit në xhirime, u ndanë shtatorin e kaluar, por më pas rinovuan romancën e tyre.
Vetëm disa ditë para ndarjes, Hayley ishte me Tomin në premierën e “Top Gun”, ndërsa burimet kanë thënë për The Sun se ajo ishte atje thjesht për ta mbështetur aktorin. Dhe tani është bërë e ditur janë ndarë përgjithmonë.
“Marrëdhënia e Tom dhe Hayley ishte e sinqertë. Pavarësisht thashethemeve për të kundërtën, ata nuk ishin kurrë bashkë vetëm para kamerës. Fatkeqësisht, ata dështuan”, ka thënë një burim.
Ata shkuan mirë dhe kishin kimi fantastike, prandaj në vitin e kaluar vendosën t’i jepnin një tjetër shans lidhjes së tyre që siç duket nuk ka funksionuar.