Rusia ua ka ndaluar hyrjen në vend të dhjetëra gazetarëve britanikë dhe figurave të industrisë së mbrojtjes, thotë ministria ruse e Jashtme.
Rreth 29 gazetarë janë ndaluar, duke përfshirë Clive Myrie të BBC-së, Orla Guerin dhe Paul Adams, të cilët të gjithë kanë raportuar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, raporton bbc.
Lista përfshin gjithashtu drejtorin e përgjithshëm të BBC-së Tim Davie, redaktorët e gazetave Times, Daily Telegraph, Guardian, Daily Mail dhe Independent, si dhe gazetarë nga Sky, Channel 4 dhe ITV.
Moska tha se masa ishte në përgjigje të sanksioneve perëndimore dhe presionit të ushtruar ndaj mediave të saj shtetërore.
Në muajin prill, Rusia tha se nuk po planifikonte të ndalonte gazetarët e huaj, duke thënë se vetëm po shtrëngonte rregullat e vizave nga vendet jomiqësore.