Është anuluar mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë.
Lidhur me këtë reagimet kanë qenë të shumta dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV në Prishtinë.
Ai bëri një postim në rrjete sociale pas raportimeve për zhvendosjen e festivalit në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.
I njëjti tha se ka mirëpritur heqjen dorë të “Sunny Hill” nga insistimi për 99 vjet pronë.
Postimi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.
Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm.
Me respekt, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV në Prishtinë”.