Marca zbulon prapaskenat se si Ronaldo po e kërkon largimin nga Unitedi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United. Kështu së paku raporton gazeta e madhe spanjolle “Marca”.

Sipas raportimeve të fundit, mësohet se nuk ka asnjë takim mes trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag dhe portugezit, ndaj ky i fundit po mendon të largohet nga Anglia.

Por, ajo qe mund të shkaktojë probleme në këtë ndarje ndërmjet yllit portugez dhe klubit anglez është se nuk ka ndonjë klub të interesuar për shërbimet e tij.

Nuk ka shumë klube që do të mund të përballonin pagën e lartë të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Në ditët e fundit pati zëra se Jose Mourinho mund ta marrë te Roma, por klubi italian nuk ka shumë financa ta realizojë këtë operacion.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse këto zëra do të marrin konfirmime në ditët në vazhdim derisa merkato verore po futet në fazën më të nxehtë të saj.  

Share This Article