Një aeroplan komercial që brenda kishte 185 pasagjerë, pësoi defekt kur një zog u fut në motorin e njërit krah, që më pas u përfshi nga zjarri dhe detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.
Bëhet fjalë për SpiceJet Boeing 737-800 që po udhëtonte nga Patana në Indi, dhe në një moment sa ishte në ajër u përfshi nga zjarri njëri prej motorëve të avionit.
E një pasagjer që ishte ulur jo larg krahut të majtë, filmoi me telefon momentin kur nga motori dilte zjarr që ishte shkaktuar
Si pasojë e kësaj, piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente, ku për fat të mirë të gjithë pasagjerët që ishin brenda avionit 15 vjet të vjetër, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.




