Një 32-vjeçare britanike, e cila është edhe nënë, është fejuar me vrasës i cili po vuan dënimin me 40 vite burg në Amerikë.
Laura O’Sullivan nuk e ka takuar kurrë në jetën e saj 31-vjeçarin Terrell Ravon Reese, por u dashurua me atë dy muaj pasi nisi të lexojë letrat dhe poezitë e tij të “bukura”. Madje, ata janë duke planifikuar edhe martesën e tyre vitin e ardhshëm.
32-vjeçarja e njohu të dashurin e saj teksa përdori aplikacionin JPay me anë të të cilit të burgosurve ju lejohet të komunikojnë me një person jashtë burgut.
Terrell u dënua më 1 gusht të vitit 2009 për vrasjen brutale të Justin Solomon në Detroit.