Pushimet e një çifti britanik në Kanada përfunduan në një ‘makth’ kur ata u urdhëruan të zbrisnin nga avioni i tyre nga policia e armatosur pa u dhënë asnjë shpjegim.
Topografi në pension Richard Brailey, 71 vjeç dhe gruaja e tij Patricia, 66 vjeç, ishin mes të paktën 25 pasagjerëve të detyruar të largoheshin nga fluturimi i Air Canada përpara se të nisej nga Montreali për në Heathrow.
Pasagjerët e tjerë të larguar nga avioni dyshohet se përfshinin një grua shtatzënë, një çift me dy fëmijë, dhe të tjerë.
Dhe çiftit nuk iu dha asnjë arsye për nxjerrjen e tyre nga aeroplani, por më vonë u tha nga stafi i linjës ajrore në terminal se ata mund të ishin nxjerrë jashtë sepse ishin të dehur ose nuk mbanin maska.
Brailey këmbënguli se ai nuk kishte parë asnjë pasagjer tjetër të sillet keq ose të mos zbatonte udhëzimet nga stafi i kabinës në aeroplan.
Si pasojë, ai dhe gruaja e tij u detyruan të kalonin natën në aeroport pasi nuk gjenin dhomë në një hotel.
Çiftit nga Hertfordshire iu tha fillimisht se Air Canada nuk ishte përgjegjëse për ta dhe se ata nuk mund të hipnin në një tjetër prej fluturimeve të linjës ajrore për të paktën 24 orë.