Entuziasmi te kampionët e Italisë duket se ka rënë ndjeshëm pasi ende nuk po arrijnë të realizojnë transferimet e duhura në merkaton e verës.
Në anën tjetër, një prej yjeve të skuadrës kampione, Leao, i ka vendosur kushte drejtuesve kuqezinj për të rinovuar kontratën.
Sipas La Gazzetta dello Sport, portugezi ka kërkuar 6 milionë euro në sezon për zgjatjen e kontratës. Kjo pagë ka bërë që drejtuesit e kuqezinjve të hezitojnë, duke mosdashur të prishin balancat në ekip.
Megjithatë, Leao është një prej lojtarëve që do t’ia vlente të bënin përjashtime dhe kjo gjë mund të ndodhë në ditët në vijim.