Ëndrra Europë shuhet në kufi, 18 të vdekur dhe shumë të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe me dhjetëra të tjera kanë mbetur të plagosur pasi një grup prej gati 2 mijë personash tentuan të kalonin në enklavën Melilla të Spanjës nga Maroku.

BBC shkruan se dyshohet se pjesa më e madhe e emigrantëve humbën jetën pasi ranë nga një mur i lartë i vendosur në kufi.

Kjo është ngjarja e parë që prej muajit mars kur dy vendet rregulluan marrëdhëniet. Mijëra emigrantë u bënë pjesë e skenave kaotike në kufirin e vetëm tokësor të BE-së me Afrikën.

Pjesa më e madhe e tyre u kthyen, ndërsa 130 emigrantë arritën të hynin në Melilla pas një përleshjeje dy-orëshe me oficerët e kufirit. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe 57 emigrantë dhe 49 oficerë.

Share This Article