Arsenali ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit brazilian,
Gabriel Jesus. Por londinezët nuk do të ndalen me kaq, pasi synojnë afrimin e një tjetër braziliani në repartin ofensivë.
Topçinjtë janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin anësorë të Leeds United, Raphinha i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit në Ligën Premier.
Arsenal kishte ofruar 50 milionë funte për lojtarin, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Leeds.
Sky Sports News ka raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm ta përmirësojnë ofertën e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme do të ofrojnë 60 milionë funte për transferimin e Raphinhas.
Për anësorin fantastik interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Barcelona e Tottenham Hotspur.