Specialja akuzohet për mosefikasitet në misionin e saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin nga monitorimi i punës së Gjykatës Speciale ku sipas tyre kjo gjykatë ka treguar mosefikasitet në kryerjen e misionit të saj.

Në raportin e publikuar nga IKD thuhet se në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione.

“Në krahasimin e bërë mes Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë vihet re një disproporcion i madh kohor i ndërmarrjes së veprimeve nga këto dy institucione. Përderisa në të parën vetëm një vit pas themelimit është ngritur aktakuza e parë, ZPS-së i janë dashur pothuajse pesë vite nga themelimi që të ngrisë aktakuzat e para pa i numëruar këtu edhe kohën nga krijimi i Task Forcës Hetimore speciale që kishte funksionuar brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës nga vitit 2011.

Derisa në Gjykatën Speciale gjykimi i parë ka filluar tek më 15 shtator 2022, 6 vite pas themelimit, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi nga viti 1996 deri në vitin 2004, pra për një periudhe kohore prej tetë vitesh kanë përfunduar në shkallë të parë tetë raste”, thuhet ndër të tjera në raportin e publikuar nga IKD në një konferencë për media. /kp/

Share This Article