Rama, thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, u bëri thirrje “vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut” që të pranojnë propozimin francez, që “hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian”.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni”, shkruan Rama në Twitter.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka marrë zyrtarisht propozimin nga presidenca franceze për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, që do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave. Sipas mediave në vendin fqinj, Qeveria nuk ka dhënë detaje se çfarë saktësisht përmban ky propozim francez, dhe nëse teksti ka pësuar disa ndryshime për të cilat këmbënguli Shkupi.

Share This Article