Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një senacë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negociimit.

“Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres, kemi bërë shumë që të arrijmë të hapim negociatat ”, u shpeh Cakaj.

Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Po kështu tha se ka përmirësim të klimës politike dhe se reforma zgjedhore është një proces me rëndësi për hapjen e negociatave.

“Vendimi tetorit”, tha ministri në detyrë Cakaj, “është teknik dhe politik”.

Gjatë seancës dëgjimore ai u pyet disa herë për deklaratat e kryeministrit grek Micotaqis për bllokim të negociatave.

Cakaj nuk komentoi gjatë deklaratën e kryeministrit grek por tha se “me qeverinë e mëparshme nuk kemi patur barriera me qeverinë aktuale jemi në proces konsultimi për mos ta lejuar të bëhet pengesë.

Top Channel

Share This Article